Sherr me sende të forta në Korçë, adoleshenti plagos 34-vjeçarin

Sherr me sende të forta në Korçë, adoleshenti plagos 34-vjeçarin

08:37, 24/08/2023
A+ Aa A-

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Korçë në një lokal në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar me iniciale D.K.

Ky i fundit ka qenë në një lokal në lagjen nr.5 së bashku me vëllain e tij kur u konfliktua me një 18-vjeçar me iniciale F.B.

Ky i fundit e goditi në kokë me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime. I plagosuri u dërgua në spital për të marrë mjekim.

Ndërsa disa minuta më vonë, policia mundi të shoqëronte 18-vjeçaroin si autor të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco