I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Tiranë

I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Tiranë

15:51, 23/08/2023
A+ Aa A-

TIRANË- 43-vjeçari shqiptar, Ortis Banda është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Banda është dënuar nga Gjykata e Leçes në Itali me 5 vjet e 10 muaj e 16 ditë burg për trafikim droge kryer në bashkëpunim.

 43-vjeçari u kap në vitin 2012 duke trafikuar kokainë në bashkëpunim me dy të tjerë, një prej të cilëve u kap në flagrancë në Maniagos së bashku me kokainën që do të trafikohej.

Polica e Tiranës e arrestoi Bandën në flagrancë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco