Ndërron jetë në moshën 76 vjeçare aktori i njohur shqiptar Xhevat Qorraj

Ndërron jetë në moshën 76 vjeçare aktori i njohur shqiptar Xhevat Qorraj

14:40, 23/08/2023
A+ Aa A-

Lajm i trishtë për artin shqiptar.

Aktori i njohur shqiptar, Xhevat Qorraj ndërron jetë në moshën 76 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga Ibrahim Qorraj me anë të një postimi të shpërndarë në Facebook.

“I përjetshën qoftë kujtimi për ju! Lamtumirë Xhevat Qorrja”, thuhet në postim.

Aktori ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Ai është i njohur më shumë për filmat: “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”.

Së fundmi ka marrë pjesë edhe në serialin “Rrushe”, në rolin e Farukut.

Vlen të theksohet se Qorraj i takon gjeneratës së parë të aktorëve kosovarë.

Ai gjithashtu nga viti 1972 ka punuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dikur Teatri Popullor Krahinor, gjersa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco