EMRI/ VIDEO/ Tentoi të vriste 41-vjeçarin, arrestohet pas 13 ditësh arrati

10:21, 23/08/2023
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim sepse ka tentuar të vrasë një 41 vjeçar në Korçë, ndërsa ka kërcënuar edhe djalin e tij.

Arratia e Mateo Dadushit ka zgjatur 13 ditë dhe ai ka rënë në pranga bashkë me vëllanë e tij Dhimitër Dadushi, 20 vjeç.

Të dy u përfshinë në konfliktin e ndodhur më 10 gusht, por për 23-vjeçarin është vendosur masa arrest me burg, ndërsa vëllai i tij 20 vjeç është në hetim në gjendje të lirë.

Mateo Dadushi dhe vëllai i tij kanë kanosur shtetasit F. R., 41 vjeç dhe F. R., 22 vjeç (babai dhe djali), për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Gjithashtu, dyshohet se gjatë këtij konflikti, 23-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 41-vjeçarit, por nuk ka pasur lëndime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco