VIDEO/ Ksamil, mbeten në det me pedalon 4 të rinj, i nxjerr policia në breg

VIDEO/ Ksamil, mbeten në det me pedalon 4 të rinj, i nxjerr policia në breg

09:58, 23/08/2023
A+ Aa A-

Katër persona,  ndër ta dy fëmijë, kanë mbetur në det në gjirin e Ksamilit dje me një pedalon, për shkak të dallgëve të detit që u ngritën befas dhe nuk i lejonin të dilnin në breg. Në këto kushte është dashur ndërhyrja e Policisë Kufitare për t’i shpëtuar.

Policia njoftoi se “pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit, dy prej tyre të mitur janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco