Dy të plagosur në Sarandë

Dy të plagosur në Sarandë

21:45, 22/08/2023
A+ Aa A-

Mbërrijnë në spitalin e Sarandës dy persona të aksidentuar.

Të plagosurit janë aksidentuar me motor. Njëra ngjarje ka ndodhur në rrugën hyrëse të Sarandës dhe tjetra në afërsi të fshatit Vrinë, Bashkia Konispol.

Në Sarandë, pas daljes nga rruga te motorit, është plagosur F. Maze, i cili pas ndihmës së parë do të transportohet me autoambulancë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar. Ndërkohë i aksidentuari tjetër në fshatin Vrinë, është në gjendje më të mirë shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco