VIDEO-SYRI TV/ Arrestohet polici Redjon Bello, shpërndante drogë në lokalet e Sarandës

17:21, 21/08/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efektiv policie të Sarandës pasi u kap duke shpërndarë lënë narkotike. Redjon Bello 24-vjeç u arrestua nga kolegët e tij pasi nga hetimet ka rezultuar se ishte i përfshirë në në një rrjet të trafikut dhe shitjes së lëndëve narkotike në qytetin bregdetar.

Nga SYRI TV

U rekrutua nga Policia e shtetit për të ruajtur rendin e sigurinë, por u shndërrua në trafikant droge edhe gjatë orarit të shërbimit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka prangosur efektivin e Policisë së Sarandës Redjon Bello, pasi shfrytëzonte një ambient biznesi për tregtimin e lëndëve narkotike.

24-vjeçari me detyre trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë së bashku me një tjetër person kishin marrë një ambient me qera një beach bar, por e shfrytëzonin për qëllime të tjera, duke shitur edhe lënë narkotike të llojeve të ndryshme.

Hetimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore erdhi pas raportimeve për aktivitetin e paligjshëm të efektivit të Policisë, i cili tashmë do të akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë ndërhyrjes në barin e marrë me qera në dalje të Sarandës, policia sekuestroi 100 doza lënde narkotike, një armë tip TT pa leje 555 euro dhe 20 mijë lekë të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco