VIDEO SYRI TV/ Gjendet i pajetë pronari i një agjencie në Vlorë, familjarët thonë se është vrarë

17:11, 21/08/2023
A+ Aa A-

Gjendet i pajetë trupi i bashkëpronarit të një agjencie turistike në Vlorë. Policia në njoftimin zyrtar thotë se Nadir Gjata dyshohet se është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen. Por familjarët e tij hedhin poshtë këto pretendime, dhe shprehen se 63-vjeçari është vrarë, pasi ai ka pasur një plagë në kokë dhe nuk i janë gjetur as sendet personale. Mjekësia ligjore do të zbardh pretendimet e policisë dhe familjareve të Gjatës.

Nga SYRI TV

Një ngjarje e rëndë është regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne, në qytetin e Vlorës ku është gjeturi vdekur 63-vjeçari Nadir Gjata. Sipas një njoftimi zyrtar të policsë mësohet se rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”.

Sipas policisë 63-vjeçari, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune. Por këto pretendime të policisë hidhen poshtë nga familjarët e Gjatës, të cilët pretendojnë se i afërmi i tyre është vrarë.

Sipas tyre Nadir Gjata, i cili ishte bashkëpronar i një agjencie turistike në Vlorë pretendojnë se Gjata mund të jetë ekzekutuar dhe më pas është aksidentuar. Policia ka sekuestruar videot e kamerave të sigurisë në zonë ndërsa kanë nisur hetimet për të evidentuar shkaqet që çuan në vdekjen e Nadir Gjatës, i cili rezulton të jetë bashkëpronar në një agjenci udhëtimesh në qytetin bregdetar.

Familjarët pretendojnë se pas kokës i afërmi i tyre ka një plagë dhe për këtë arsye ata hedhin dyshimet një vrasje, pasi nuk i kanë gjetur as çantën dhe sendet e tij personale.

Sipas shokëve te tij ai është larguar në orën 3 të mëngjesit nga agjencia, për në banesë pasi këto dite punonin me orare të zgjeruara, për shkak dhe të fluksit të turistëve. Një nga kolegët e Nadir Gjatës shprehet se ka dyshime që mund ta kenë vrarë pasi kishte një çarje mbas qafës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco