Zvicër/ Dy shqiptarët në pranga, u kapën duke u kujdesur për rreth 500 rrënjë kanabisi

Zvicër/ Dy shqiptarët në pranga, u kapën duke u kujdesur për rreth 500 rrënjë kanabisi

16:44, 21/08/2023
A+ Aa A-

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet në Zvicër pasi u kapën duke u kujdesur për më shumë se 500 bimë kanabisi në një ambient të përshtatur për rritjen e tyre.

Mësohet se policia e Zyrihut arriti të zbulojë rreth 550 rrënjë kanabisi në ambientin e përshtatur, ndërsa në pranga ranë një 22-vjeçar dhe një 38-vjeçar.

Sipas mediave zvicerane besohet se dy shqiptarët ishin punësuar nga një person i tretë, i cili ende mbetet i panjohur për autoritetet.

Sakaq, të dy shqiptarët u arrestuan, teksa 38-vjeçari përballet po ashtu me shkeljen e ligjit federal për të huajt pasi jetonte në Zvicër në mënyrë ilegale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco