Aksident i rëndë pranë Fierit, makina përplas për vdekje të moshuarin

Aksident i rëndë pranë Fierit, makina përplas për vdekje të moshuarin

23:06, 18/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Buzëmadh të Fierit, ndërsa viktimë ka mbetur një 84-vjeçar i identifikuar si Nazer Mehmetaj.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke bërë që ky i fundit të ndërrojë jetë në vend.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbardhur dinamikën e aksidentit fatal.

Njoftimi i policisë së Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh, automjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin N. M., 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco