SYRI TV/ Lihet në burg autori që plagosi policin në Vlorë, efektivi ndërhyri për të shuar sherrin

14:48, 18/08/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 60- vjeçarin Theodhori Mërkuri, i cili 3 ditë me parë plagosi me thikë efektivin e Policisë, Redin Çaushaj në Himarë. 25-vjecari, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, ndërhyri për të shuar një sherr të çastit, por njeri prej të përfshirëve, Theodhori Mërkuri, e qëlloi me thikë në qafë.

Nga SYRI TV

Ky është momenti i mbërritjes në gjykatën e Vlorës i Theodhori Mërkurit, i cili 3 ditë më parë plagosi me thikë efektivin e Policisë në Himarë, Redi Çaushajn.

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Theodhori Mërkurin, pavarësisht se avokati i tij kërkoi masë më të butë sigurie.

60-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje të punonjësit të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 gusht në zonën e quajtur Kthesa e Pilurit në Himarë, ku efektivi 25 vjeç, i cili ishte jashtë shërbimit, ndërhyri për të shuar një sherr të çastit mes 60- vjeçarit dhe personave të tjerë. Por Mërkuri, njëri nga të përfshirët në konflikt, e plagosi efektivin me thikë në qafë, duke i shkaktuar plagë të rëndë.

Pas plagosjes, autori u largua nga ngjarja dhe u  kap nga policia pas 8 orë ndjekjeje në një ish-ndërtesë të repartit ushtarak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco