Një tjetër viktimë e grushtave të pamëshirshëm, shpëtohet te Trauma

Një tjetër viktimë e grushtave të pamëshirshëm, shpëtohet te Trauma

12:15, 18/08/2023
A+ Aa A-

Kur nuk ka kaluar shumë kohë nga vdekja tragjike e një biznesmeni në Vlorë për shkak të goditjeve me grusht në kokë, një tjetër person e ka pësuar keq nga grushtat e një riu në Gjirokastër.

55-vjeçari jo vetëm që u godit me grusht nga L.M. 38 vjeç, por agresori edhe e shtyu nga shkallët e një lokali. Autori u arrestua pas mbërritjes së menjëhershme të Policisë në vendngjarje.

Policia e Gjirokastrës u njoftua se një person kishte dhunuar fizikisht një shtetas tjetër për motive të dobëta dhe kur ka mbërritur në vendngjarje, ka vënë në pranga L. M., 38 vjeç, banues në fshatin Suhë.

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, 38-vjeçari e ka goditur me grusht dhe e ka shtyrë nga shkallët e një lokal, në lagjen “18-shtatori”, 55-vjeçarin G. H, banues në Gjirokastër, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco