Mburrej se kishte copëtuar rivalët, dënohet me burg bosi shqiptar i drogës në Britani!

Mburrej se kishte copëtuar rivalët, dënohet me burg bosi shqiptar i drogës në Britani!

11:47, 18/08/2023
A+ Aa A-

Një bos shqiptar i drogës, i quajtur Selamet Mehmetaj, por që njihet me pseudonimin “Djalli” dhe që mburrej se kishte copëtuar rivalet është dënuar në Britani me 4 vjet burg.

Sipas Daily Mail, i riu shqiptar furnizonte me drogë të gjithë Britaninë e Madhe, ndërsa u arrestua pas një hetimi për të dhe vëllain e tij, Dior nisur nga një ofertë për t’ju shitur kanabis gazetarëve të ‘Mail’.

I riu grumbullonte miliona nga biznesi i tij i shitjes të drogës, të cilën e ekspozonte në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’.

Po ashtu Mehmetaj tregonte fabrikat e tij të kanabisit dhe postonte video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë.

Bosi shqiptar i drogës, ishte “rrëfyer” më parë në një intervistë për Daily Mail, ku kishte bërë të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me krenari se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante dhe se si arriti t’i merrte paratë përpara se t’i priste një këmbë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco