VIDEO-SYRI TV/ Gratë e fshatit Kërçishtit në Maqellarë denoncojnë policinë për dhunë

21:04, 17/08/2023
A+ Aa A-

Gratë e fshatit Kërçisht të Maqellarës në Dibër, kanë denoncuar se janë dhunuar nga policia, 3 ditë më parë, teksa protestonin kundër projektit të ujësjellësit. Ato shprehen se policia e Maqellarës i ka masakruar, duke i larguar nga rruga forcërisht si dhe treguan edhe shenjat e tyre në trup.

Nga SYRI TV

Dhunës së ushtruar nga policia e Dibrës, nuk i shpëtuan as gratë e moshuara, të cilat së bashku me bashkëshortet e tyre, kishin dale në 14 gusht në rrugët e fshatit Kërçisht në Maqellarë, për të protestuar kundër projektit të bashkisë, për ndërtimin e ujësjellësit.

3 ditë më pas, gratë protestuese kanë denoncuar se janë dhunuar nga policia gjate protestës në mbrojte të ujit të fshatit dhe kanë përfunduar në spital. Shenjat e dhunës që ato kanë në trup, tregojnë qartazi dhunën e ushtruar ndaj tyre. Ato akuzojnë efektivet e policisë për dhunë.

Njëra prej tyre është 65-vjeçarja Meliha Meta, e cila si pasojë e përplasjes me policinë, ka dëmtuar këmbën e majtë dhe ka përfunduar në spital.

Një tjetër banore që deklaron dhunën e ushtruar ndaj saj nga uniformat blu është edhe Miranda Koçi. Kjo e fundit deklaron se ndërhyrja e policisë ishte e dhunshme, ndonëse ata po mbrojnë një të drejtë të tyren.

Burrat e fshatit u shoqëruan në komisariat për tu mbajtur disa orë, ndërsa gratë u bënë mburojë në rrugë.

Banorët e Kërçishtit të Epërm insistojnë që të mos preken burimet ujore, pasi ato nuk mjaftojnë për nevojat e fshatit e jo më të furnizojnë fshatrat e tjerë. Sipas banorëve, pushteti vendor nuk ka bërë asnjë konsultim publik për projektin, duke hedhur hije dyshimi për të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco