VIDEO/ Trafik kilometrik bllokohet aksi nacional Vlorë-Orikum

22:27, 16/08/2023
A+ Aa A-

Oraret e kthimit nga plazhi si dhe fluksi i lartë i pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të qarkullojnë dhe vijnë në Vlorë me automjetet e tyre ka bërë që orët e pasdites në aksin nacional Vlorë-Orikum të kishte trafik të rënduar.

Radha kilometrike të automjeteve fillonte nga Orikumi dhe përfundonte në Vlorë duke vijuar në Lungomare, Bulevardin e Vlorës dhe Transballkanike. Pavarësisht se është në dispozicion dhe rruga e bypassit të Vlorës sërish të gjithë zgjedhin të qëndrojnë prej minutash në trafik duke penalizuar edhe të tjerët por edhe segmentet rrugore të qytetit.

Muajin gusht Vlora po përballet me fluksin me te madh te automjeteve. Sipas informacioneve nga porti i Vlorës të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë ardhur në javët e para të gushtit nga Italia me automjetet  e tyre çka ka bërë që kalimi në rrugët e Vlorës të jetë thuajse i pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco