VIDEO/ Tiranë, makina shpërthen në flakë në zonën e Astirit

16:47, 16/08/2023
A+ Aa A-

Një makinë ka marrë flakë në unazën e madhe të Tiranës në zonën e Astirit. Në videon e siguruar nga SYRI dallohet makina e cila ka shpërthyer në flakë.

Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po bëhet e mundur shuarja e flakëve dhe zbardhja e plotë e shkaqeve që sollën këtë ngjarje.

Për fatin e mirë shoferi ka arritur të dalë nga makina pa lëndime.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip "BMW", me drejtues shtetasin F. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco