Transportonin me kamion dru për zjarr, procedohet 46 vjeçari në Korçë

Transportonin me kamion dru për zjarr, procedohet 46 vjeçari në Korçë

15:35, 16/08/2023
A+ Aa A-

Një 46 vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap duke transportuar 16 m³ lëndë drusore me një kamion.

Sasia e druve dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Njoftimi i policisë/ Korçë

Konstatohet dhe goditet 1 tjetër rast i prerjes së kundërligjshme të pyjeve.    

Transportonte me kamion, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 1 shtetas.

Sekuestrohen 16 m³ lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës dhe kamioni që shërbente për t’i transportuar.    

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, konstatuan 1 tjetër rast të prerjes së kundërligjshme të pyjeve.

Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 46 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, i cili u kap në fshatin Gjergjevicë, duke transportuar me automjetin kamion tip "Benz", 16 m³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Sasia e druve dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco