SYRI TV/ Plagoset me thikë një polic në Himarë, Redian Caushaj ndërhyri të shuante një konflikt

15:22, 16/08/2023
A+ Aa A-

Ndërhyri të shuante një konflikt, por palgoset dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën një efektiv policie në Himarë. Redian Caushaj ndodhej jashtë shërbimit kur ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave. Por njëri prej të përfshirëve në konflikt, Thodhori Mërkuri e ka qëlluar efektivin e policisë me thikë në qafë. Autori i ngjarjes së rëndë u arrestua pak orë më pas.

SYRI TV

Plagoset me thikë një efektiv i Policisë së Himarës. Redian Caushaj, 28-vjeç, u plagos kur ishte jashtë shërbimit, teksa ndërhyri për të ndarë dy persona që ishin përfshirë në një konflikt mes tyre në fshatin Pilur.

Gjatë ndërhyrjes për shuarjen e konfliktit, efektivi është goditur me thikë në qafë nga 60-vjeçari Thodhori Mërkuri. Ky i fundit, ka përfituar nga errësira dhe është larguar nga vendngjarja, ndërsa arrestimi i tij nga policia është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia publikoi pamjet e aksionit të arrestimit të autorit, i cili u vu në pranga gjatë kohës që ndodhej i fshehur në një banesë. ndërkohë, Polici i lënduar ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është në spitalin e Vlorës ku po merr ndihmë mjekësore, teksa gjendja e tij shëndetësore po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve. Gajtë natës dhjetra kolegë të 28-vjeçarit kanë dhuruar gjak për t`i ardhur në ndihmë Redian Caushajt, ndërsa për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco