SYRI TV/ Skandal në laboratorin e spitalit në Kukës, për dy javë, qytetarët nuk do bëjnë analiza

13:43, 16/08/2023
A+ Aa A-

Mijëra qytetarë të Kukësit në dy javët në vijim nuk do të kryejnë analiza në laboratorin e spitalit, i cili është marrë me koncension nga një kompani private. Qytetarët janë kthyer mbrapsht, duke u thënë që ka rënë sistemi, ndërsa për analizat u kanë kërkuar të vijnë në shtator. Por burime nga spitali, thonë se analizat nuk kryhen pasi është arritur limit mujor. Drejtori i spitalit në Kukës Sulejman Sokoli fajësoi qytetarët, të cilët sipas tij këto analiza duhet t`i bëjnë te Chek up, dhe jo pranë laboratorit të spitalit.

SYRI TV

Situatë skandaloze mund të cilësohet ajo në bashkinë e Kukësit, ku mijëra qytetarë të saj në dy javët në vijim nuk do të kenë mundësi të kryejnë analiza në laboratorin e Spitalit Rajonal të Kukësit. Të sëmurë kronikë apo probleme të tjera shëndetësore, prej datës 15 gusht e deri në datën 1 shtator, mund të kryejnë analiza vetëm në laboratorët privatë, për shkak se laboratori publik i spitalit i dhënë me koncension, ka arritur limitin mujor të kryerjes së analizave dhe nuk e ofron për dy javët në vijim këtë shërbim jetik për qytetarët.

Nga ana tjetër, Drejtori i Spitalit Rajonal të Kukësit, Sulejman Sokoli, ka marrë në mbrotje koncensionarin e laboratorit të spitalit, duke u shprehur se analiza do të kryejnë vetëm pacientët me urgjenca shëndetësore dhe ata që janë të shtruar në spital. Sokoli fajëson qytetarët për situatën, duke u shprehur se kërkojnë të kryejnë analizat që kërkojnë të kryejnë në spital, duhet t`i bëjnë te Chek up.

Sherbimi i analizave laboratorike në Spitalin Rajonal të Kukësit prej gjashtë muajsh ka kaluar privatit, firmave koçensionare. Ky shërbim bëhet me një nunër mesatar analizash 2 deri 3 mijë të tilla në muaj. Kur ky numër kalohet shërbimi ndërpritet për qytetarët e të sëmurët kronik që trajtohen në kushte shtëpie. Vlera e koncensionit të laboratorëve të spitaleve publike, kap shifrat e rreth 106 milionë eurove, por kjo vlerë mund të shtohet në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco