Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Baza e drogës, në pronësi të një të dënuari/ Ish-policit iu gjetën 10 mln lekë

Baza e drogës, në pronësi të një të dënuari/ Ish-policit iu gjetën 10 mln lekë

11:34, 16/08/2023
A+ Aa A-

Gjashtë të arrestuar, mes tyre dhe një ish-efektiv i policisë, është bilanci i operacionit ndërkombëtar të antidrogës, ku 'Guardia di Finanza', DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal, që bazën e trafikut e kishte në Fushë-Kuqe.

Mësohet se ish-efektivit të policisë, Ardit Ismailukaj, i janë gjetur 10 milionë lekë ‘cash’.

Zëvendësdrejtori i policisë refuzoi në daljen publike që të sqaronte nëse ish-polici ka lidhje me këtë grup kriminal.

Ndërkohë që dje, pasi vunë re se ishin pikasur nga policia, trafikantët i vunë flakën velierës.

Dje dhe sot është ushtruar kontroll në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe, ku mendohet se ka qenë dhe baza e këtij rrjeti kriminal, që thuhet se i përket një personi të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine.

Disa prej të arrestuarve kanë refuzuar që të japin shpjegime, pavarësisht tentativës së oficerëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco