‘Grupi shqiptar do shkëmbente kanabisin me drogë tjetër’/ Policia: Ngarkesa, destinacion ndërkombëtar

11:41, 16/08/2023
A+ Aa A-

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga ka dhënë detaje më shumë për operacionin ndërkombëtar të antidrogës në kuadër të cilit u bllokuan 4 gomone më 15 gusht.

Në një deklaratë për mediat, Bizhga theksoi se droga e kapur në vendin ku trafikantët dogjën velierën kishte destinacion ndërkombëtar. Mësohet se 6 persona janë vënë (shqiptarë e të huaj)  në pranga dhe janë sekuestruar: 28 kg kanabis, 2 armë, 200 fishekë luftarakë, një “Audi”, 45 mijë euro, 250 mijë lekë, 2 mijë lira turke, 500 paund dhe 25 celularë.

Bizhga: Do ju informojmë mbi një operacion i koduar “Flakë deti”, për të goditur një grup të strukturuar kriminal. Operacioni ka nisur 14 Gusht në orën 22 deri më 15 Gusht. Në momentin që u rrethuan nga mjetet lundruese të Guarda di Financa trafikantët i kanë vënë flakën gjërave të paligjshme. Deri në orën 16:00 janë kërkuar provat materiale, janë arrestuar 6 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Ai theksoi po ashtu se te veliera e djegur janë gjetur 28 kg kanabis dhe se grupi shqiptar do shkëmbente kanabisin me drogë tjetër me 2 ukrainas. Kujtojmë se ky megaoperacion po zhvillohet nga policia shqiptare në bashkëpunim me “Guardia di Finanza”.

4 gomonet e bllokuara tanimë nga autoritetet mësohet se janë nisur rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme nga Patoku. Veliera ishte me flamur ukrainas nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna e Patokut. Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe Arlind Ismailuka, ish- shef policie. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco