Aksident automobilistik në aksin Librazhd-Elbasan, plagoset i riu

Aksident automobilistik në aksin Librazhd-Elbasan, plagoset i riu

21:22, 13/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, pasi një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga një 25-vjeçar ka dalë nga rruga.

Mësohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sakaq, ai është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. S., është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco