Beteja në kafaz me Zuckenberg, Musk i kërkon kryeministres italiane një vend epik për ‘luftën’

Beteja në kafaz me Zuckenberg, Musk i kërkon kryeministres italiane një vend epik për ‘luftën’

20:00, 11/08/2023
A+ Aa A-

 Pronari i Teslas dhe rrjetit sociale ‘X’, Elon Musk i ka kërkuar kryeministres italiane Giorgia Meloni, një vend epik për të zhvilluar ‘ndeshjen e kafazit’ me drejtorin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckenberg.

Në një postim në ‘X’, Musk shkruan se ka folur me Melonin dhe ministrin italiane të Kulturës, Gennaro Sangiuliano.

“Ata kanë rënë dakord për një vend epik”, ka shkruar ai pa treguar vendodhjen se ku do të zhvillohet kjo gjë.

Ata që spekulojnë se dy nga njerëzit më të pasur të botës do ta luftojnë atë si luftëtarë të lashtë në Koloseun në Romë, duhet të mendohen sërish.

“Nuk do të zhvillohet në Romë. Ne po mendojmë se si të organizojmë një ngjarje të madhe bamirësie dhe historike duke respektuar dhe mbrojtur plotësisht vendet”, tha Sanguiliano, duke shtuar se kishte një “bisedë të gjatë dhe miqësore” me Musk.

Musk shkroi në ‘X’ se lufta do të menaxhohet nga ai dhe Zuckerberg. Ndërsa zyra e kryeministres italiane, Meloni nuk kishte asnjë koment për këtë gjë.

Ministri italian i kulturës tha se kishte plane “për të dhuruar një shumë të madhe, shumë miliona euro, për dy spitale të rëndësishme italiane të fëmijëve”.

Elon Musk në faqen e tij të mediave sociale, tha se “të gjitha të ardhurat shkojnë për veteranët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco