Gjendet në Kurbin pas disa orësh automjeti i vjedhur në Durrës, shoferi braktis makinën dhe largohet

Gjendet në Kurbin pas disa orësh automjeti i vjedhur në Durrës, shoferi braktis makinën dhe largohet

17:53, 11/08/2023
A+ Aa A-

Është gjetur pas disa orësh  automjeti i vjedhur në Durrës. Makina është pikasur në, në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Sakaq vijon bashkëpunimi i ngushtë me strukturat hetimore të DVP Durrës me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Gjetja e automjetit, rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ndërmjet Policisë Rrugore të Lezhës dhe Policisë së Durrësit.

Menjëherë pas njoftimit të marrë se në Durrës sapo ishte vjedhur një automjet tip “GLK” dhe dyshohej të vinte drejt Lezhës, shërbimet e Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e këtij automjeti.

Si rezultat, në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Vijon bashkëpunimi i ngushtë me strukturat hetimore të DVP Durrës me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco