EMRI/ Gjendet trupi i pajetë i 21 vjeçarit që u mbyt duke peshkuar në ujrat e kanalit të Pojanit

EMRI/ Gjendet trupi i pajetë i 21 vjeçarit që u mbyt duke peshkuar në ujrat e kanalit të Pojanit

15:01, 11/08/2023
A+ Aa A-

Është gjendur trupi i pajetë i 21 vjeçarit Hamit Senka banor i Rroskovecit në ujrat e kanalit në Pojan të Fierit.

21 vjeçari Senka punonte saldator me xhaxhanë e tij por që të dy xhaxha e nip të apasionuar pas gjahut e peshkimit.

Ende nuk dihen rrethanat se për çfarë dhe me kë kishte shkuar 21 vjeçari në atë kanal në fshatin Pojan.

21 vjeçari njihej në vendlindjen e tij si djal i shkathët, punëtor dhe i respektueshëm nga bashkëmoshatarët e tij.

Pas kërkimeve të pandërprera përrreth 2 orë nga shërbimet e Policisë Fier, u bë e mundur gjetja dhe nxjerja nga uji i trupit të pajetë i 21 vjeçit, i cili duke peshkuar në një kanal në Pojan, ra aksidentalisht dhe u mbyt.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco