Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Përfundoi hetimet, SPAK dërgon në gjykatë dosjen për Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë

14:15, 11/08/2023
A+ Aa A-

Nga ekzekutimet mafioze e shpërthime me tritol, SPAK ka dërguar në gjykatë dosjen e operacionit “Plumbi i Artë” me 20 të pandehur, mes tyre Nuredin Dumanin. Mbi të gjithë rendojnë 27 akuza, teksa Prokuroria e Posaçme ka dhënë me detaje edhe vrasjet e kryera nga ky grup kriminal.

Nga SYRI TV

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nuredin Dumanin dhe 19 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.Ndaj tyre rëndojnë 27 vepra penale nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet, dhunë e korrupsion. 

Të pandehur janë marrë  
Nuredin Dumani
Henrik Hoxha
Skerdi Tasi
Enver Diva
Besian Xhixha
Erion Alibej
Florenc Çekrezi
Elvis Koçi (Çaushllari)
Ilirian Feci
Asllan Plaku
Ardian Uzuni
Altin Ndoci
Gentian Sharra
Agron Qoli
Petrit Qoli
Fatos Gosa
Agron Qafa
Agim Gjini
Xhulian Hoxha  
Albert Pashaj

Vrasja me paramendim e Filip Gjeloshajt më datë 5.2.2011 rreth orës 22, në rrugën ’’Siri Kodra” Tiranë, e mbetur në tentativë;

Vrasja me paramendim e Elvis Dedajt më datë 5.6.2012 rreth orës 17:58 në lagjen nr.13, Durrës, tek hyrja e restorant “Xhenova”;

Vrasja me paramendim e Fatmira (Habilit) Dedajt më datë 14.9.2013 rreth orës 13:30’ në lagjen nr. 4, në Durrës, në garazhin e një pallati;

Vrasja me paramendim e Arben Islam Çetës, më 14.11.2013, rreth orës 22, në shesh parkimin e bar restorant ‘’Balla’’ në Labinot- Fushë (Elbasan), mbetur në tentativë;

Vrasja me paramendim e Aredin Beharit më 5.11.2017, rreth orës 19, në lagjen “1 Maji”, tek kryqëzimi i ish-parkut në Fier, e mbetur në tentativë;

Vrasja në rrethana cilësuese ndaj Agim Boriçit e Ilir Boriçit më datë 11.4.2018, rreth orës 11:30, në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, e mbetur në tentativë;

Vrasja në rrethana cilësuese e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit më datë 13.12.2019 rreth orës 18:36 në rrugën nacionale Peqin-Elbasan;

Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, më datë 2.3.2020, ora 19:00, në lagjen 14, Durrës;

Vrasja në rrethana cilësuese e vëllezërve Besmir Haxhia e Viktor Haxhia më datë 27.4.2020 rreth orës 16.35, në vendin tregu i mjeteve në Shën Vlash, Durrës;

Vrasja me paramendim e Emiljano Ramazanit më datë 20 korrik 2020, në lagjen “28 Nëntori” Elbasan;

Vrasja me paramendim e Regis Runajt më datë 29 korrik 2020, rreth orës 22:00, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në vendin e njohur ‘’Belebej’’, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan;

Vrasja me paramendim e Bujar Çelës, më datë 17.09.2020, rreth orës 05:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit (Elbasan);

Vrasje me paramendim e shtetasit Lulzim Masha, më datë 18.01.2022, rreth orës 09:40, në rrugën “Hiqmet Buzi”, pranë Liqenit Artificial (Tiranë), e mbetur në tentativë;

Dosja “Plumbi i Artë” arriti të bindë 5 të pandehur të bashkëpunonin me drejtësinë, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani.

Skerdi Tase, Euglen Halili, Klevis Alla, Henrik Hoxha janë personat e tjerë që vendosën të rrëfehen për SPAK, por dy të fundit iu hoq statusi, pasi deklarimet e tyre nuk u provuan si dhe nuk korrespondonin me ato të Dumanit.

“Plumbi i Artë” që la të plagosur Nuredin Dumanin në Papër të Elbasanit me organizator që dyshohet të ketë qenë Talo Çela, zbardhi 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite.

SPAK firmosi 32 urdhër-arreste ku janë arritur të ekzekutohen vetëm 19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco