Kanosën me pistoletë lodër dhe shkop metalik 38 vjeçarin, procedohen 2 të rinjtë në Elbasan

Kanosën me pistoletë lodër dhe shkop metalik 38 vjeçarin, procedohen 2 të rinjtë në Elbasan

14:17, 11/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka proceduar në gjendje të lirë një 20 vjeçar dhe një 17 vjeçar pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeç.

Gjithsahru shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër, pasi dyshohet se bashkëpunuan me njëri-tjetrin.

Njoftimi/ DVP Elbasan

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen M. D., 43-vjeçe, pasi dyshohet se brenda një kolektori të Ujësjellësit, Elbasan, në lagjen "5-Maji", ka dëmtuar disa tuba të ujit të pijshëm.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Ç., 42 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeç. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco