Tjetër aksident në Shkopet, makina përfundon afër liqenit, 2 të plagosur

09:04, 06/08/2023
A+ Aa A-

Dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel - Skuraj.

Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj.

Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur "Vabli", në një kthesë. Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.

Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit.

Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco