Vrasja makabre e Luljeta Prezës/ Gazetarja: Më shumë zvarritej se ecte

Vrasja makabre e Luljeta Prezës/ Gazetarja: Më shumë zvarritej se ecte

09:28, 03/08/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Anila Hoxha reagoi pas vrasjes makabre të Luljeta Prezës në Durrës. Ajo u masakrua, ndërkohë që raportohet se më parë ishte përdhunuar

Nga Anila Hoxha

Luljeta Preza!

32 vjeç. Me një jetë të tmerrshme.

E vetmja pasuri e saj, trupi. Që ia blinin poshtë urës së Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një copë kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba doras së fundmi, më shumë zvarritej se sa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë. Nuk shkoi kurrë në spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klientëve, u bë zhurmë e madhe.

Të gjithë e shfrytëzuan, jo vetëm tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e më shumë derisa i shoi çdo gjë njerëzore. Një tjetër e një tjetër që vetëm ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai.

Atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barakë e sa në mes të katër rrugëve.

E destinuar për tu bërë ose lypëse, ose shitëse trupi.

Gratë si ajo thuajse nuk ekzistojnë. Kur udhëton drejt jugut apo kalon atje, do t’i shikosh tek ecin aq dukshëm të shkatërruara, aq dukshëm duke jetuar në mes të një asgjëje të madhe. Zero shanse për t’u ringritur.

Për gra si ajo që iu shiten në fakt burrave, vrasja e tyre po nga një dorë e tillë, është një krim që ka kohë që ka ndodhur.

Për gratë si ajo, të thonë me çudi “po më pyet për jetën e një prostitute????”.

E qëlluan me dy thika ne brinjë, ia lanë aty në baltë vdekjes që mbase ajo e priste.

Për ironi quhen Luljeta. Sa emër të bukur që kishte!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco