Punësoi 19-vjeçarin për djegien e barërave të egra/ Shpallet në kërkim pronari i tokës, arrestohet i riu

Punësoi 19-vjeçarin për djegien e barërave të egra/ Shpallet në kërkim pronari i tokës, arrestohet i riu

12:35, 02/08/2023
A+ Aa A-

19-vjeçari Mateo Soto është arrestuar për një rast zjarrvënie në fshatin Toshkëz.

Në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim po ashtu edhe 32-vjeçari me iniciale Erald Deneku, i cili kishte punësuar 19-vjeçarin për djegien e barërave të egra, në tokën në pronësi të tij, iu ka vënë zjarri këtyre barërave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, në pronësi të disa shtetasve.

Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të Erald Denekut.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco