Qëlloi me armë zjarri ndaj familjes Kaçi, burg shoferit të Lindita Nikollës

Qëlloi me armë zjarri ndaj familjes Kaçi, burg shoferit të Lindita Nikollës

11:55, 02/08/2023
A+ Aa A-

Ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj, është lënë sot në burg.

Masa u dha nga Gjykata e Durrësit. E njëjta masë është dhënë dhe për vëllanë e tij, Alfred Nikolli. Vëllezërit Nikolli akuzohen për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje për familjen Kaçi.

Burimet nga gjykata bëjnë me dije se ish-gardisti ka qëlluar në ajër me armën e tij të detyrës, por ky i fundit ka deklaruar se ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Ish-gardisti Martin Nikolli, paraditen e të dielës të kaluar u përfshi në një konflikt të dhunshëm për motive pronësie me familjarët e fisit Kaçi dhe dëmtoi me sende të forta disa persona duke përdorur dhe armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ishte në detyrë. 

Sherri dyshohet se nisi për një rrugë kalimi që shpeshherë ka shkaktuar përplasje mes dy familjeve. Pasi u përplasën fizikisht, Nikolli qëlloi me armë në ajër. Pas ngjarjes, ai u përjashtua nga radhët e Gardës.

Bashkë me ish-gardistin, policia njoftoi edhe arrestimin e të vëllait të tij, i cili po ashtu u përfshi në konflikt

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco