67-vjeçari godet me grusht efektivin brenda komisariatit, arrestohet në flagrancë

67-vjeçari godet me grusht efektivin brenda komisariatit, arrestohet në flagrancë

11:06, 02/08/2023
A+ Aa A-

Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit pasi ka goditur për shkak të detyrës një efektiv të policisë.

67-vjeçari ka goditur me grusht efektivin e policisë brenda ambienteve të komisariatit. Ai është neutralizuar nga kolegët e efektivit dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”,  pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e poliicsë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco