Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Arrestohet polici në Korçë, u përfshi në aksident i dehur

Arrestohet polici në Korçë, u përfshi në aksident i dehur

11:07, 01/08/2023
A+ Aa A-

I dehur në timon u përfshi në aksident, arrestohet polici në Korçë. Burime zyrtare bënë me dije se Rajmond Xhipo akuzohet se gjatë drejtimit të mjetit ishte i dehur.

NJOFTIMI

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Ai dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Dje, rreth orës 17:25, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon.

Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Ai ishte duke shkuar për të marrë detyrën.

Materialet procedurale do t’i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco