Pasaporta dhe patenta falso, agjenti i infiltruar zbuloi bazën e falsifikimit të dokumenteve në Korçë

Pasaporta dhe patenta falso, agjenti i infiltruar zbuloi bazën e falsifikimit të dokumenteve në Korçë

16:29, 30/07/2023
A+ Aa A-

Një agjent i infiltruar në policinë e Korçës, ka sjellë zbulimin e bazës së falsifikimit të pasaportave britanike, amerikane dhe dokumentave të ndryshëm në qytetin e Korçës.

Që prej muajit Mars 2023 e në vijim agjenti rezulton të ketë porositur dokumenta të ndryshëm tek anëtarët e grupit të falsifikimit, duke nxjerë zbuluar veprimtarinë e tyre kriminale.

Në muajin qershor 2023, prokuroria e Korçës arrestoi Daniel Moravën dhe Guri Pejon. Ndërsa tashmë aksioni u shtri dhe tek 3 persona të tjerë Thanas Sholla, Besnik Dine dhe Artur Rakipi.

Sipas dosjes hetimore vetëm në datat 12, 21 dhe 22 Mars agjenti i infiltruar ka kryer blerje të autorizuara tek personat e dyshuar si individë që mereshin me falsifikimin e pasaportave dhe dokumentave të ndryshme.

Ndërkohë në një rast në 31 Maj 2023, agjenti i policisë është prezantuar si qytetar për blerjen e një leje drejtimi të falsifikuar.

Sipas dosjes hetimore Besnik Dine dhe Thanas Sholla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryejnë në Korçë veprimtarinë e falsifikimit të dokumentave të ndryshme, kartmonedhave dhe pasaportave.

Dine ishte ai që siguron persona të ndryshëm, mjete identifikimi të falsifikuara.

Ai kryente rolin e ndërmjetësit në këtë skemë falsifikimi, duke marrë të dhënat e personave të interesuar për t'u pajisur me mjete identifikimi false dhe duke i përcjellë këto tek bashkëpunëtorët e tij, që kryejnë procesin e falsifikimit.

Pasi kryenin procesin e falsifikimit, këto porosi i dorëzohen shtetasit Besnik Dine, i cili bënte të mundur kontaktin fizik me porositësin dhe marrjen e pagesës.

Dine i merte dokumentat e falsifikuara nga Thanas Sholla dhe më pas ja jepte personave të interesuar.

Në tre raste, Dine i ka dhënë agjentit të infiltruar pasaporta të falsifikuara kryesisht në faqen 2 dhe heqjen e faqeve 7 dhe 8 ku ishin vendosur vulat në pikat e kalimit kufitar.

Në dosje hetimore evidentohet se falsifikimet kryheshin përmes printerave dhe skanerave të cilësisë së lartë me ngjyra.

Baza në qytetin e Korçës u zbulua falë hetimeve të kryera pas zbulimit të një rasti në aeroportin e Rinasit, ku një grua tentoi të kalonte kufirin, duke përdorur një vizë diplomatike të falsifikuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco