Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Vrasja e gruas në Maliq, nëna e autorit: Nuk kemi pasur asnjë kontakt prej ditësh

Vrasja e gruas në Maliq, nëna e autorit: Nuk kemi pasur asnjë kontakt prej ditësh

12:52, 30/07/2023
A+ Aa A-

 

Nëna e autorit 55-vjeçar, i cili u gjet i vetëvrarë me armën e krimit që vrau bashkëshorten një natë më parë të fshatit Zëmblak thotë se u njoftua për ngjarjen tragjike, mbrëmë në mesnatë.

E moshuara tregon se nuk ka pasur asnjë kontakt me të birin prej ditësh.

‘Për nusen e mora vesh mbrëmë nga mesnata, teksa flisnin njerëzit. Këtu ishin mbledhur shumë njerëz. Isha mbrapa derës kur më thanë se ai e ka vrarë Lizën.

Gjergji qëndroi mbi 20 vite në Greqi, kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç.

Gjergjin për herë të fundit e kam takuar para 3 ose 4 ditësh sepse ikte shpejt gjithmonë’, u shpreh e moshuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco