Vrasësi i gruas/ Gjergji Mullalli u rrethua nga policia, nuk pranoi të dorëzohej

Vrasësi i gruas/ Gjergji Mullalli u rrethua nga policia, nuk pranoi të dorëzohej

11:11, 30/07/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vetëvrasjen e Gjergji Mullallit, mëngjesin e sotëm. I kërkuari për vrasjen e gruas së tij, ishte në arrati që mbrëmjen e djeshme.

Vetëm pak minuta para se ti jepte fund jetës, policia kishte marrë informacione se autori i vrasjes së bashkëshortes ishte parë në fshatin e tij Zemblak.

Menjëherë forca të shumta të policisë janë nisur drejt vendit nga ka ardhur dhe informacioni. Mesa duket, autori i vrasjes sapo ka parë forcat e policisë është strehuar në shtëpinë e kushëririt të vet. Policia nuk ka një informacion zyrtar për ngjarjen e fundit, por burime thanë se polica i ka kërkuar të dorëzohet, madje ka negociuar edhe me persona të familjes së tij, por duket zgjidhja e vetme për Gjergji Mullallin, pas vrasjes së bashkëshortes ka qenë vetëvrasja e tij.

Policia nuk ka sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje të ndodhur rreth orës 10:30.

Mullalli dyshohet se e vrau bashkëshorten Luiza Mullalli, 46 vjeçe për motive xhelozie. Ata ishin në proces divorci. 

55-vjeçari e ka qëlluar gruan me një armë zjarri disa herë në pjesën e gjoksit.

Kjo ka qenë fatale për Luizën, e cila ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes. Pasi kreu krimin, Mullalli e hodhi bashkëshorten e ndjerë në një gropë septike pranë shtëpisë së saj dhe u arratis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco