FOTO/ Vrau gruan, autori Gjergj Mullalli është vetëvrarë

FOTO/ Vrau gruan, autori Gjergj Mullalli është vetëvrarë

10:37, 30/07/2023
A+ Aa A-

I ka dhënë fund jetës, Gjergj Mullalli, burri i cili mbrëmjen e djeshme qëlloi për vdekur ish-gruan e tij.

Burime nga policia thanë se, ai i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve nga burimet Gjergji Mullalli i ka dhënë fund jetës në banesën e të afërmit të tij, në fshatin Zëmblak.

Image

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur Luiza Mullalli u vra me armë zjarri nga një distancë e afërt, ndërsa njëri prej plumbave e ka prekur në pjesën e kraharorit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Aktualisht grupi hetimor po vijon ekspertizën e plumbit për të konfirmuar armën e përdorur.

Gjatë kohëve të fundit çifti kanë pasur debate me njëri-tjetrin, ku viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtje ndërsa shkak është bërë divorci i kërkuar prej saj.

55-vjeçari punonte në ndërtim, ndërsa viktima ishte e punësuar në një rrobaqepësi në Korçë. Sipas familjarëve të viktimës, autori konsumonte shpesh alkool. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve, 2 vajza dhe një djalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco