FOTO/ U vra nga bashkëshorti dhe u hodh në gropë septike, publikohet fotoja e 46 vjeçares

09:01, 30/07/2023
A+ Aa A-

Gruaja në foto e mëposhtme  është Luiza Mullolli, 46-vjeçarja e cila prej kohësh vuante dhunën nga bashkëshorti i saj, Gjergji.

Image

Ata ishin në proces divorci dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës.

Konfliktet mes çiftit, prindër të tre fëmijëve shkuan deri aty derisa ditën e djeshme, 55-vjeçari e vrau gruan me armë zjarri dhe e hodhi në një gropë septike, pranë banesës.

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar që edhe pse shkoi deri në dyert e policisë nuk u zgjidh.

Luiza jetonte me djalin, teksa dy vajza i kishte të martuara dhe jetonin në Greqi.

Sipas familjarëve, bashkëshorti, i cili është ende në kërkim nga policia kishte tentuar dhe më parë ta mbyste.

Image

Gjergji Mullalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco