EMRI/ Kërcet arma në Fier, plagoset 33 vjeçari

EMRI/ Kërcet arma në Fier, plagoset 33 vjeçari

07:30, 30/07/2023
A+ Aa A-

FIER

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Fier, teksa policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe është vënë në ndjekje të tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një lokali, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi Orges Buzi, 33 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit Ledion (Enea) Nebiu, 30 vjeç, banues në Patos, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco