FOTO/ Vrasja makabër në Maliq/ Çifti në proces divorci, kishin 3 fëmijë

FOTO/ Vrasja makabër në Maliq/ Çifti në proces divorci, kishin 3 fëmijë

22:31, 29/07/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Zemblak të Maliqit.

Bashkëshorti ka vrarë gruan e tij dhe me pas e ka hedhur në gropën septike.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbasditen e sotme dhe viktima është gjetur nga nëna e saj, e cila ka njoftuar policinë lokale. Burime thonë se çifti ishte në proces divorci dhe nga muaji nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës.

Në kushte të tilla 46 vjeçarja Luiza Mullalli jetonte në banesë së bashku me fëmijët e saj ndërkohë që bashkëshorti nga dita e marrjes së urdhrit të mbrojtjes jetonte në banesë tjetër.

Çifti kishte tre fëmijë, dy vajza të martuara që jetonin jashtë dhe një djalë 20 vjeç që ndodhet këtu.

Ditën e sotme autori Gjergji Mullalli duke shfrytëzuar faktin se ish bashkëshortja ka qenë e vetme në banesë dhe i ka shkaktuar vdekjes bashkëshortes në rrethana ende të pasqaruara nga policia dhe më pas e ka hedhur në gropën septike, e cila ndodhet pas shtëpisë.

Autori pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur për policinë lokale e cila është vënë në kërkim të autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco