Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Aksident tragjik/ Makina godet motorin në Kukës, humb jetën drejtuesi

22:06, 29/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në Kukës ku një makinë ka goditur në rrugë një motor ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi.

Sipas burimeve për SYRI-n, drejtuesi i ndjerë i motorit është shtetasi me iniciale J. Sh. rreth 60 vjeç.

Aksidenti është shënuar rreth orës 21:20 minuta në aksin nacional Kukës-Shishtavec, kilometri i 6-të.

Drejtuesi i automjetit ka dhënë ndihmën e parë viktimës duke e transportuar në spitalin e Kukësit, më pas është larguar.

Kukës/ Informacion paraprak    

Rreth orës 20:55, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, shtetasi B. H, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar drejtuesin e një motomjeti, shtetasin J. Sh.
 
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit e ka dërguar shtetasin J. Sh., në spital dhe më pas është larguar duke e braktisur automjetin. 
 
Shtetasi J. Sh., për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
 
Po punohet për kapjen e shtetasit B. H.
 
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco