Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Kapet në ‘flagrancë’ 33-vjeçari nga Librazhdi, po transportonte me kamion lëndë drusore të prerë

Kapet në ‘flagrancë’ 33-vjeçari nga Librazhdi, po transportonte me kamion lëndë drusore të prerë

20:53, 28/07/2023
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar nga Librazhdi është kapur në ‘flagrancë’, teksa po transportonte me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Sakaq, policia i ka sekuestruar kamionin dhe lëndët drusore.

Ndërkohë, Prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

 Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kap duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht 33-vjeçari.

Sekuestrohen kamioni dhe lënda drusore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat, në fshatin Katjel, kapën shtetasin 33 vjeç, duke transportuar me automjetin kamion, 12 m3 lëndë drusore, pa dokumenntacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco