SYRI TV/ Përgjimet fundosën Pëllumb Gjokën dhe Bajrat, biseduan për vrasjen e disa personave

16:29, 28/07/2023
A+ Aa A-

Një vrasje e finalizuar dhe 3 të tjera të mbetura në tentative janë zbuluar nga përgjimet mes bisedave të biznesmenit Pëllumb Gjoka me pjestarë të familjes Bajri. Denis Brahovic dhe Behar Bajri kanë kryer vrasjen e Gjin Ndojit, ish mikut të tyre të cilit më pas i kanë shkuar edhe në varrim. Ndërkohë atentati ndaj Taulant Pepes dështoi, teksa atentatet ndaj Kleant Musabelliut dhe Ibrahim Licit mbetën në tentative.

SYRI TV

Syri Televizion ka siguruar detaje nga dosja hetimore e SPAK që çoi në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish drejtorin e Operacionales Oltion Bistri dhe emra të tjerë të botës së krimi si Astmer Bilali.

Zbërthimi i bisedave në Sky dhe Enchrochat i kryer nga partnerët e Europol, nxorri zbuluar bisedat ku  Gjoka dhe Bajrat flisnin për ekzekutime të personave të ndryshëm, kryesisht në Shkodër dhe Tiranë, disa prej të cilëve emra me peshë në botën e krimit.

Përgjimet zbuluan se biznesmeni shkodran Pëllumb Gjoka ka kërkuar tek Behar Bajri vrasje të disa personave, mes të cilëve Kleant Musabelliu, armik i Pëllumb Gjokës dhe Gjin Ndojin, që ishte në konflikt me Bajrat.

Nga bisedat rezulton se Pëllumb Gjoka teksa fliste me Bajrat për vrasjet, shumat për ekzekutime  shkonin deri në 100 mijë euro , teksa biznesmeni Gjoka merrte përsipër sigurimin e bazës material dhe pagesat për vrasjet.

Gjoka dhe Bajrat fillimisht kanë diskutuar që ekzekutimet të kryheshin nga vrasës të huaj, por për shkak të pagesave të larta kanë gjetur dakortësinë që vrasjet të kryheshin nga shqiptare dhe këtu kanë nisur bisedimet me Ervis Martinajt, të cilit  fillimisht i kanë kërkuar vrasjen e  Kleant Musabelliut, ish zyrtar i drejtorisë së Burgjeve.

Musabelliu kishte plagosur biznesmenin Gjoka në 2017 pas një konflikti  për motive banale në kryeqytet në afërsi të hotelit të Pëllumb Gjokës.

Nga përgjimet rezulton se Musabelliu është mbajtur për disa kohë nën vëzhgim, por atentatorët për arsye ende që nuk dihen nuk e kanë finalizuar misionin e tyre.

Rasti më i rëndë në dosje është vrasja e Gjin Ndojit, e regjistruar në  2020 në Vaun e Dejës dhe nga përgjimet rezulton se vrasja është finalizuar nga Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Sipas SPAK i interesuar për vrasjen e Ndojit kishte qënë i interesuar edhe Ervis Martinaj.

Gjin Ndoji me herët kishte qenë mik me Bajrat dhe përgjimet kanë zbuluar se Ndoji i kishte sharë dhe këtu kishte nisur edhe konflikti  mes ish miqve që u finalizua me vrasjen Gjin Ndojit. 

Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin Sky. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit për këtë ekzekutim i kanë shkuar edhe në varrim.

Bajrat dhe Pëllumb Gjoka sipas përgjimeve të zbërthyera nga partnerët ndërkombëare, rezulton se janë porositës të vrasjes në Taulant Pepajt, atentati ndaj të cilit u realizua në shkurt të 2021 në Shkodër, por Pepaj u shpëtoi plumbave të ekzekutorëve.

Ky grup sipas sipas SPAK dyshohet se kanë  përgatitur dhe kanë siguruar kushtet për vrasjen e shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafili në 2020,  personazhe të njohur në botën e krimit, por edhe kjo vrasje nuk u finalizua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco