Përgjimet fundosin Pëllumb Gjokën/ Bisedoi me Behar Bajrin për vrasjet, ‘objektivit’ i shkuan në varrim

Përgjimet fundosin Pëllumb Gjokën/ Bisedoi me Behar Bajrin për vrasjet, ‘objektivit’ i shkuan në varrim

11:38, 28/07/2023
A+ Aa A-

Përgjimet fundosin grupin kriminal që u godit të enjten nga SPAK, ku u arrestuan Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Ardit Hasanbega, Pëllumb Gjoka etj.

Biznesmeni Pellumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje.

Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo-shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen, por më vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.

Në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen, vetëm vrasja të kryhet.

Pas vrasjes se Gjin Ndojit në vitin 2020, të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco