EMRI/ Lejoi 3 ton djath kontrabandë, arrestohet doganieri në Kapshticë

EMRI/ Lejoi 3 ton djath kontrabandë, arrestohet doganieri në Kapshticë

13:03, 27/07/2023
A+ Aa A-

Arrestohet një doganier dhe një shtetas tjetër në pikën kufitare të Kapshticës.

Ka qenë AMP e cila ka siguruar informacionin se do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare.

Sipas burimeve, bëhet me dije se doganieri Mario Taraj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Murataj i cili ishte drejtuesi i mjetit, kanë kaluar një kamion me rreth 3 ton djathë kontrabandë.

Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka dhe policë të tjerë të përfshirë.

Pritet komunikata zyrtare e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore mbi rastin.

Njoftimi i policisë/ Korçë

Goditet një rast i kontrabandës me mallra. 

U kap duke transportuar me automjet, një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar (nënprodukt qumështi), vihet në pranga 48-vjeçari.   

Vihet në pranga edhe një doganier i Pikës Doganore Kapshticë, pasi dyshohet se shpërdoroi detyrën, duke lejuar kalimin e sasisë së produktit, në mënyrë të paligjshme. 

Sekuestrohet sasia e produktit ushqimor të kontrabanduar. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat i tij, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

-A. M., 48 vjeç dhe M. T., 32 vjeç, banues në Tiranë. 

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë fshatit Dishnicë, Korçë, kanë ndaluar automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasit A. M., në të cilin gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 179 kuti me një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar (nënprodukt qumështi).    

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. T., me detyrë doganier i Pikës Doganore Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin A. M., për të kaluar sasinë e produktit ushqimor në mënyrë të kundërligjshme, pa kryer detyrimet doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco