Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Fëmija 12-vjeç me probleme të shëndetit mendor mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit

18:26, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një fëmijë 12-vjeç ka mbetur i bllokuar në banesë pasditen e sotme. Fëmija me probleme të shëndetit mendor,pasi ka mbyllur derën e blinduar me çelës dhe nuk e ka hapur dot,ka filluar të bërtasë nga frika duke alarmuar banorët e pallatit.

Në pamundësi për ta hapur derën nga jashtë dhe duke pasur frikë se çmud të bënte djali i saj vetëm në shtëpi,nëna ka njoftuar zjarrfikësit. Këta të fundit kanë hyrë në ballkonin e banesës në katin e katërt të pallatit në lagjen "30-Vjetori" nëpërmjet shkallëve.

Pasi kanë hyrë në shtëpi,zjarrfikësit kanë qetësuar fëmijën që ishte në kriza e sipër dhe më pas kanë hapur derën nga brenda,duke mundësuar futjen e nënës,që ngeli jashtë në hyrjen e pallatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco