VIDEO nga vendngjarja/ U gjetën të vdekur, flasin fqinjët e çiftit Ilia: Ishin të lumtur, nuk kishin fëmijë...

11:43, 02/05/2024
A+ Aa A-

“Ishin çift i lumtur, s’kishin as fëmijë asgjë, ishin njëri për tjetrin”. 

Kështu shprehet një fqinje e çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Bashkëshortët, të moshës 84 dhe 88 vjeçe, u gjetën të pajetë mëngjesin e kësaj të enjteje në shtëpinë e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit, në rrethana momentalisht të paqarta

Gruaja thotë se ishin çift pa probleme dhe jetonin të vetëm.

“Jetonin vetëm, nuk kanë fëmijë. Nuk kujdesej njeri për ta. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna”.

Banorja shprehet se askush nuk ka dëgjuar zhurmë, ndonëse bashkëshortët u gjetën me shenja të shumta dhune, që sipas policisë dyshohet të jenë bërë me mjete të forta rrethanore.  

“Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit”, shton gruaja. Ajo pohon se ka pasur raste vjedhjeje në fshat dhe i fundit që kujton është rreth 2 vjet më parë.

Detaje

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar mbi atë çfarë ka ndodhur.

Një telefonate nga Greqia në drejtim të njëres prej komshnjëve të çiftit ka zbuluar ngjarjen tragjike. Ka qenë e motra e Kleoniqit që u bë merak per fatin e të motrës pasi dje në darke nuk kish folur ashtu sikurse gjithmonë, çka ngjalli dyshime se diçka do kishte ndodhur.

Komshija ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Me pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin e pajetë me shenja dhune.

Më pas u njoftua policia e cila ka mberritur në vendngjarje.

Sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin dhe për këtë të fundit dy ditë më parë kishte plasur sherri pasi i moshuari vuante nga një semundje mendore dhe shpeshherë shpërthente i terbuar ndaj bashkëshortes. Çifti jetonte vetëm me pension nga Greqia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco