Zjarri në Vlorë/ BKH nis mbledhjen e provave për t'i adresuar në SPAK

Zjarri në Vlorë/ BKH nis mbledhjen e provave për t'i adresuar në SPAK

17:42, 25/07/2023
A+ Aa A-

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit raportohet se kanë mbërritur në qytetin bregdetar të Vlorës. Shkak është bërë djegia prej disa ditësh e fushës së mbeturinave, e cila është kthyer në një “bombë” me ndotje alarmante.

Fax Tv raporton se Byroja Kombëtare e Hetimit po përgatit dosjen për në Prokurorinë e Posaçme, duke qenë se ka dyshime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Agjentët e BKH-së po hetojnë mbi shkaqet e rënies së zjarrit që ka nisur prej disa ditësh dhe që vijon dhe këtë të martë. Dyshimet janë se institucionet qëllimisht nuk kanë reaguar që në momentet e para për parandalimin e përhapjes së flakëve.

Vlora është në pikun e sezonit turistik dhe djegia e fushës së mbetjeve ka krijuar një re tymi me nivel të lartë ndotje në të gjithë qytetin. Nga matjet paraprake, ka rezultuar se grimcat helmuese në ajër janë në nivele alarmante.

Sipas raportit, hetimet kanë përfshirë dhe Bashkinë e Vlorës dhe disa institucione të varësisë. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme apo Byroja Kombëtare e Hetimit, por burimet bëjnë me dije se po hetohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco