Riaktivizohet vatra e zjarrit në Peshtan të Fierit, digjen 3 banesa

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Peshtan të Fierit, digjen 3 banesa

16:23, 25/07/2023
A+ Aa A-

Zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit është riaktivizuar sërish. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Komandanti i zjarrfikëseve të Fierit Zija Hyka pohon se situata është e vështirë ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse. Situata bëhet më e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë shuarja e zjarrit u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes nga ajri, pasi zjarri doli jashtë kontrollit duke u përhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit.

 Për shkak te përhapjes se shpejtë të flakëve situata po bëhet alarmante duke kërkuar përforcime edhe nga Patosi e Roskoveci, ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tillë mund të kërkojë edhe ndërhyrje nga ajri.

Mësohet se 2 banesa të pabanuara janë djegur, ndërsa nga flakët është përfshirë nga flakët edhe një dhomë që përdorej si kuzhinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco