Vodhën para, një motomjet dhe vegla pune, arrestohen dy të rinj në Fier

Vodhën para, një motomjet dhe vegla pune, arrestohen dy të rinj në Fier

15:21, 25/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka identifikuar dhe arrestuar dy persona, të cilët kanë pjesë e një vjedhje. Bëhet fjalë për dy të rinj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër, në Libofshë.

Njoftimi i Policisë: 

Fier/Vodhën një shumë parash, një motomjet dhe vegla pune, në 2 banesa, Policia identifikon dhe vë në pranga 2 autorët e dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, identifikuan, kapën dhe ndaluan 2 shtetas të cilët dyshohen se kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër, në Libofshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco